Si alternativat pa tym po ndryshojnë industrinë dhe perceptimet e konsumatorëve?

Duhanpirja mbetet një shqetësim madhor, jo vetëm në vendin tonë por anembanë globit. Parashikimet për periudhën 2024-2029 tregojnë se numri i duhanpirësve do të arrijë në 1,1 miliard. Megjithatë, Organizata për Veprim mbi Duhanin dhe Shëndetin (ASH) raporton se epidemia e duhanit është në rënie në vendet në zhvillim, pjesërisht falë politikave të ndjekura dhe përdorimit të rritur të alternativave pa tym. 
Arsyet kryesore që ndihmojnë në uljen e duhanpirjes: 

Ndalimi i duhanit në shumë vende perëndimore. 

Edukimi dhe ndergjegjësimi mbi dëmet e duhanit dhe pirjes pasive. 

Shqetësimet për ndotjen mjedisore. 

Rritja e kostos dhe taksave mbi duhanin. 

Kërkimi i alternativave më të sigurta  

Qeskat e nikotinës: Një industri në rritje  

Qeskat e nikotinës të cilat mbahen nën buzë janë një prej alternativave më të njohura në grupin e produkteve pa tym. Ato përbëhen nga materiale me bazë bimore të biodegradueshme duke zvogëluar kështu ndotjen e mjedisit. Nikotina në këto produkte shpërndahet gradualisht, duke ofruar një eksperiencë të ngjashme me duhanin e cila zgjat për rreth 30 minuta. Rikujtojmë se nikotina, përveç efektit të varësisë që shkakton, ka edhe ndikime pozitive si rritja e përqendrimit dhe përmirësimi i funksioneve konjitive. 
Përdoruesit raportojnë se pas konsumit nuk ndiejnë më nevojën për cigare. Edhe pse nuk promovohen si metodë për lënien e duhanit, qeskat e nikotinës janë një alternativë më pak e dëmshme.  
Konsumatorët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për shëndetin dhe rreziqet e kimikateve të dëmshme, ndaj po i drejtohen zgjidhjeve që reduktojnë dëmin e duhanit.  
Faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë ndryshim: 

Rritja e edukimit mbi efektet e dëmshme të duhanpirjes. 

Vetëdija mbi rreziqet e ekspozimit ndaj kimikateve të dëmshme. 

Novacioni në krijimin e alternativave pa tym. 

Kufizimet e pirjes së duhanit në hapësirat publike. 

Ndërgjegjësimi për mjedisin dhe zgjidhjet më të qëndrueshme. 

Industria po evoluon me produkte novatore si qeskat e nikotinës dhe produktet me ngrohje, të cilat po njihen gjithnjë e më shumë globalisht. Me rritjen e vetëdijes shëndetësore dhe ndryshimet rregullatore, konsumatorët po kërkojnë alternativa më të sigurta dhe miqësore me mjedisin. Një trend në rritje edhe në vendin tonë.