Lançohet NomadTech: Platforma që Promovon Potencialin e Inovacionit në Shqipëri

Lançohet NomadTech: Platforma që Promovon Potencialin e Inovacionit në Shqipëri

Kur një ide e thjeshtë takohet me një vullnet të palëkundur, ajo kthehet në Zhvillim – nën këtë mesazh u lançua sot në Tiranë NomadTech – një platformë e re inovative që synon të fuqizojë startup-et shqiptare dhe të promovojë një ekosistem zhvillimi të qëndrueshëm dhe bashkëkohor. NomadTech përfaqëson një angazhim konkret të sektorit privat për të mbështetur idetë që transformojnë – duke krijuar ura mes inovatorëve, institucioneve dhe sipërmarrjes.  Eventi u zhvillua në ambientet simbol të Piramidës së Tiranës – vetë një hapësirë transformimi – dhe mblodhi bashkë liderë institucionalë, përfaqësues të qeverisë, aktorë të ekosistemit të inovacionit dhe përfaqësues të sipërmarrjes.  Në mesin e të ftuarve që ndanë vizionin e tyre për zhvillimin e vendit përmes teknologjisë dhe inovacionit ishin: znj. Shqipe Berisha,...