RECETA/ Ky është gatimi më i thjeshtë dhe i shijshëm!

Tortelini në krem djathi me qepë krokante do të jetë receta juaj e përditshme, nëse e provoni.
 
Përbërësit:
·         1 pako tortelini
·         150 gr pana
·         120 gr djathë parmixhano
·         Qepë
·         Spec pluhur
·         Rigon / borzilok
·         Kripë
Përgatitja:
Fillimisht presim një qepë në rrathë të hollë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 70 gradë dhe e lemë derisa qepa të përthithë të gjitha lëngjet, të thahet dhe të bëhet krokante.
Ndërkohë vendosim në ujë të vluar tortelinit për 3 minuta. Paralelisht vendosim në një tigan dhe panën e kuzhinës. Sapo pana të ngrohet dhe të fillojë të pluskojë shtojmë djathin e grirë parmixhano. E trazojmë duke rregulluar shijen me pak kripë dhe piper. Bëjmë servirjen e pjatës të ngrohtë duke vendosur fillimisht bazën e kremit të parmixhanos, më pas tortelinit dhe qepët krokante. E spërkasim në fund me spec të kuq pluhur dhe rigon të freskët.