“Nuk e kam problemin te paratë që do fitoj në Europë, por te pikët”! Ish-trajneri i Partizanit tregon se çfarë i tha Gaz Demi për rastin e dështimit 

“Nuk e kam problemin te paratë që do fitoj në Europë, por te pikët”! Ish-trajneri i Partizanit tregon se çfarë i tha Gaz Demi për rastin e dështimit 

Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, ishte i pranishëm sot në stadium për të parë ndeshjen Partizani-Elbasani. Kushta është parë duke duartrokitur golin e Prekës, në avantazhin e Partizanit. Ndërkohë në mbrëmje, Kushta ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”.  “Më pëlqeu shumë kjo ndeshje sot. Ishte një ndeshje e luftuar, e bukur. Më ftoi në stadium Skënder Gega, më tha që të isha në stadium. Por edhe Gaz Demi më kërkoi që në këto ndeshjet e rëndësishme të jem i pranishëm në stadium.  Për mua arbitri ka qenë shumë fenomenal sot, nuk ka bërë asnjë gabim të vetëm. Dua t’i jap përgëzime edhe tifozerive të dy ekipeve, ishin fantastik. Këto janë ndeshje ku trajneri stopon, ia thashë Gegës se...