Spektakël në “Anfield”, Liverpool përmbys në pak minuta Tottenham! Nis festa (video)

27 Prill 2025

18:06

Telesport

Liverpool po përballet me Tottenham në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Premier League. në rast se ekipi i drejtuar nga Arne Slot nuk humbet sot, shpallet zyrtarish kampion i këtij sezoni në Premier League.
Londinezët kaluan të parët në avantazh me Dominic Solanke, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e këndit nga James Maddison në minutën e 12-të.
Kundërpërgjigjja e të zotëve të shtëpisë nuk vonoi shumë. Luiz Dias barazoi shifrat në minutën e 16-të, kolumbiani shënoi aps asistit perfekt të Szoboszlai. Mac Allister shënoi golin e avantazhit në minutën e 23-të, argjentinasi shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 33-të, ishte radha e Cody Gakpo për të shënuar golin e tretë. Holandezi shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.
Kaq mjaftoi dhe nisi festa e madhe e tifozëve në “Anfield”. Të gjithë tani me zor po presin vërshëllimën e fundit të arbitrit, për të nisur të gjithë së bashku festën e madhe.
SHIKOGOLAT