Ferran Torreeeeees! Barcelona barazon shifrat 5 minuta para fundit (video)

26 Prill 2025

23:50

Telesport

Po luhet në “Estadio de La Cartuja” finalja e madhe e Kupës së Mbretit në Spanjë, mes Barcelona dhe Real Madridit. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të mrrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh.
Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 85-të me Ferran Torres, i cili shënoi pasi mori një top të gjatë nga Lamine Yamal dhe përfitoi nga një dalje e gabuar e Thibaut Courtois. SHIKOGOLAT