Burania me Spinaq e Vezë – Traditë, Shije, Shëndet  

Burania me Spinaq e Vezë – Traditë, Shije, Shëndet  

Burania me Spinaq e Vezë është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese, pjesë e traditës së kulinarisë shqiptare. Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat  e shqiptarëve. Burania është një pjatë e lehtë por e pasur me vlera ushqyese, kjo falë spinaqit dhe vezëve, dy nga burimet më të fuqishme të natyrës të hekurit dhe proteinave. E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drektë të shkëlqyer, të shëndetshme. Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura, sallatë me ullinj e portokalle por edhe me byrekë të ndryshëm apo turshitë e shijshme të...