Ndizet “El Clasico”! Tifozët e Barcelonës djegin fanellën e Mbappesë, kundërpërgjigjen direkt ata të Realit (video)

26 Prill 2025

20:39

Telesport

Sonte në orën 22:00 luhet finalja e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit. Ashtu siç ndodh zakonisht para çdo “El Clasico-je”, edhe sot nuk kanë munguar incidentet me tifozeritë e të dy ekipeve.
Tifozët katalanas janë parë sot në rrugët e Sevilla-s duke djegur fanellën e Kylian Mbappe, i cili gjendet në stol për supersfidën e sotme. Por nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e tifozëve madrilenë. SHIKOVIDEON
Këta të fundit u “hakmorrën” duke djegur fanellën e Lamine Yamal. Pamjet janë bërë virale dhe sigurisht që komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta, diçka normale për një sfidë si kjo e sotmja. SHIKOVIDEON