Mbappe në stol, formacionet zyrtare të “El Clasico-s”! Torres zëvendëson Lewandowski-n

Janë publikuar formacionet zyrtare të “El Clasico-s”, e cila luhet sonte në orën 22:00 dhe ekipi që fiton do të ngrejë lart trofeun e Kupës së Mbretit.
Kjo është hera e tretë që dy ekipet ndeshen mes tyre këtë sezon dhe të dyja ndeshjet janë fituar nga katalanasit 0-4 në Madrid për La Liga dhe 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila u zhvillua në Arabinë Saudite.
Reali do të kërkojë të rikthehet të fitorja pas dy zhgënjimeve të turpshme të dy përballjet e fundit. Për Realin rikthehet titular Dani Ceballos, ndërsa Kylian Mbappe gjendet në stol.
Francezi ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi dhe mund të hidhet në fushë në pjesën e dytë. Te Barcelona, mungon Lewandowski i munguar, në vend të tij nga minuta e parë do jetë Ferran Torres
Barcelona: Szczesny, Kounde, Cubarsi, Inigo, Martin; Frenkie de Jong, Pedri, Dani Olmo; Raphinha, Ferran Torres, Lamine Yamal
Real Madrid: Courtois, Vazquez, Asencio, Rudiger, Mendy, Valverde, Tchouameni, Ceballos, Rodrygo, Bellingham, Vinicius