26 Prill 2025
19:14
Telesport
Kukësi ka fituar në finale e play-out 1-0 ndaj Orikut, duke siguruar kështu qëndrimin në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Ndeshja finale u luajt në “Arenën e Demave” dhe ishte mjaft e luftuar nga të dy ekipet.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 30-të nga Redon Danaj, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po vetë nga ai, pas një faulli në zonë. SHIKOPENALLTINE/
Në pjesën tjetër të mbetur të ndeshjes, të dyja ekipet patën rastet e tyre por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Kukësi fiton 1-0 dhe i gëzohet qëndrimit në Kategorinë e Parë, ndërsa Orikut do i duhet të provojë sërish vitin e ardhshëm për t’u ngjitur një Kategori më sipër.
