Morena Taraku rrëfen tmerrin gjatë tërmetit në Turqi

Morena Taraku ka rrëfyer tmerrin që përjetoi pasi një tërmet i fortë goditi Stambollin para pak orësh.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo thotë se në momentin kur ndodhi goditja ishte në spital me babanë e saj.
“Isha në spital me babanë tim, shumë pak larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda dhe thash “Baba, baba, baba”, derisa kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë”, ka shkruar këngëtarja.
“Uroj që Zoti të mbrojë këdo dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë”, vazhdoi ajo.

Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh