25 Prill 2025
17:31
Telesport
Chelsea, Manchester United dhe Manchester City janë vënë në ndjekje të Diogo Costa-s si një nga objektivat kryesor për merkaton e verës. Portieri i Porto-s, i njohur si një nga figurat më solide në pozitën e tij në futbollin europian, ka ngjallur interesin e tre gjigantëve të Premier League, të cilët po kërkojnë të sigurojnë portën për sezonin e ri.
Në “Stamford Bridge”, konkurrenca mes Robert Sanchez dhe Jorgensen nuk e ka bindur plotësisht stafin drejtues.. Gabimet e herëpashershme dhe mungesa e një lideri të qartë në portë kanë sjellë shqetësime, duke bërë që Chelsea të kërkojë për një portier që ofron siguri dhe qëndrueshmëri. Ndërkohë, Manchester United duket se do të ndajë rrugët me Andre Onana në fund të sezonit dhe Diogo Costa duket se është profili i duhur që “Djajtë” kërkojnë për portën.
Në rastin e City-t, largimi i mundshëm i Ederson ka nxjerrë në pah nevojën për të gjetur një zëvendësues të nivelit të lartë dhe Diogo Costa është emri i parë në listën që Guardiola ka me emrat e mundshëm që shihen si zëvendësues të Ederson.
Duke parë interesin e madh të shumë klubeve për portierin 25-vjeçar, Porto është e gatshme të heq dorë prej tij për një shifër rreth 75 milionë euro.
