25 Prill 2025
17:33
Telesport
Fabrizio Romano raporton se Como ka vendosur të mbajë Alex Valle dhe tashmë po përgatitet të paguajë klauzolën e lirimit të tij siç ka rënë dakord me Barcelonën. 20-vjeçari u huazua të klubi i Serisë A në fillim të këtij sezoni me të drejtë blerjeje.
Como do të paguajë gjashtë milionë eurot e rënë dakord për të siguruar përgjithmonë shërbimet e mbrojtësit të ri, i cili ka bindur stafin drejtues dhe mbi të gjitha trajnerin Cesc Fabregas.
Valle, i cili erdhi si huazim nga klubi katalanas, është bërë një lojtar kyç për skemën e Fabregas. Aftësia e tij për t’u lidhur me sulmin, aftësitë mbrojtëse dhe mosha e tij, vetëm 20-vjeç, kanë bindur drejtuesit e klubit lombard, të cilët janë të gatshëm t’i sigurojnë një kontratë afatgjatë.
Mbrojtësi i majtë i dalë nga akademia i La Masias, vlerësohet shumë nga Barcelona, ndaj nuk do ishte habi nëse në marrëveshjen me Como-n, klubi katalanas do të zotërojë ende një pjesë të kartonit të tij.
