25 Prill 2025
8:12
Telesport
Besëlidhja po e bën edhe më të lehtë nga sa pritej mbrojtjen e titullit kampion në basketboll për meshkuj. Në pallatin e sporit “Asllan Rusi” në kryeqytet, skuadra lezhjane fitoi thellë 132-68 ndaj Teutës në finale e parë play off.
Një fitore me një rezultat tepër të thellë, me Besëlidhjen që realizoi gati dyfishin e pikëve të skuadrës durrsake. Ndonëse pritej një përballje më e fortë, pasi luanin dy ekipet më të mira, në fushë Teuta thuajse ishte inekzistente.
Plot 11 basketbollistë të Besëlidhjes shënuan në koshin durrsak, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Grazhdani me 21 pikë e Garrick me 20 pikë ishin dy shënuesit më të mirë, ndërsa Teuta luajti pa nerv dhe dëshirë.
Meshkuj-Finalet play off
Nd.1, Besëlidhja – Teuta, 132-68 (1-0)
28/4, Teuta – Besëlidhja, 18:00
01/5, Besëlidhja – Teuta, 18:00
