Di Maria ende “jo”, Rozario e dëshiron me forcë

Rozario Sentral pagoi ’26 topa futbolli’ për të blerë Angel Di Marian që në moshën 6-vjeçare nga klubi i vogël i “El Toritos”. Sot e kërkon për …lavdi.

Në Argjentinë, te Rozario Sentral ata nuk dorëzohen. Pavarësisht deklaratave të vetë Ángel Di María-s që mohojnë çdo lloj marrëveshjeje me klubin e tij të origjinës, ëndrra për ta parë përsëri kampionin e botës me fanellën e klubit mbetet optimiste brenda klubit të Rozario-s.

Lojtari aktual i Benfikës, kontrata e të cilit me klubin e Lisbonës përfundon në qershor, mund të përballet me vendimin e tij të fundit profesional: nëse do ta përfundojë karrierën e tij në Europë apo do të kthehet në shtëpi për të mbyllur një karriere legjendare.

Trajneri i Rozario-s, Ariel Holan, nuk e fsheh dëshirën e tij. “Çdo trajner do të donte të kishte një lojtar si Ángel”, tha ai në një intervistë të kohëve të fundit. TyCSports siguron se klubi po bën gjithçka që është në fuqinë e tij për të siguruar nënshkrimin e tij, të vetëdijshëm se zemra e lojtarit mund të jetë më e madhe se çdo ofertë financiare, shkruan Fichajes.

Vazhdo leximin