Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            “Nuk mund të bësh deklarata të tilla dhe të zhdukesh në fushë”, Rivaldo reagon ashpër për Raphinhan: Nuk preku as topin me Argjentinën
                            Rivaldo dikur ishte ndër lojtarët më të mirë në botë, madje arriti të fitonte Topin e Artë, ndërkohë që pushtoi botën me kombëtaren braziliane. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit po ndjek nga afër ngjarjet në skenën e madhe, veçanërisht në kombëtaren e Brazilit, e cila pak ditë më parë përjetoi poshtërim. Seleçao u mund nga Argjentina 4-1 dhe lojtari më i dobët në fushë ishte Raphina.  “Ai po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe mund të konsiderohet më i miri në botë. Më pëlqen se si po luan, ishte mundësia e tij. Duhej të kishte pasur zjarr në sytë e tij dhe të vraponte mbi ata djem për të shmangur humbjen, nuk mund të bësh deklarata të flakta dhe të mos bësh asgjë në fushë...