24 Prill 2025
9:37
Telesport
Kapiteni i Milan, Mike Maignan, komentoi fitoren 3-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, duke avancuar në këtë turne. Një ndeshje e mirë e kuqezinjve, që synojnë të fitojnë një trofe.
“Jemi të kënaqur me këtë sukses. E dinim që kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për sezonin tonë, sepse në kampionat dhe Champions League nuk dolëm mirë”, tha më tej Maignan.
Portiere francez, më tej shtoi: “E luajtëm këtë ndeshje sikur të ishte një finale dhe ia dolëm mbanë. Tifozët tanë e meritojnë këtë finale dhe shpresojmë t’i kënaqim deri në fund“.
Në këtë ndeshje, Milan u mbrojt sërish me tre lojtarë dhe kjo skemë dha fdrutet e saj. “Nëse luajmë me tre apo katër nga ka rëndësi. Duhet të japim gjithçka në fushë për të bërë mirë atë që kërkon trajneri nga ne”, tha Maignan.
