Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Juventusi ia vështirëson punën vetes, humb ndaj ekipit që po lufton për mbijetesë
                            Juventusi ka hedhur një hap fals mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë janë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Parma. Ndeshja u vendos në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Pelegrino ndëshkoi “zonjën e vjetër”, e cila ia ka vështirësuar më tepër situatën vetes në këto javë të fundit të kampionatit. Juventusi mbetet ende në vendin e 5 në renditje, me 1 pikë më pak se Bolonja e vendit të 4-t, por vetëm 3 pikë larg Fiorentinës së vendit të 8. Ndërkohë Parma është në luftë për mbijetesë dhe fitorja e sotme e ka ndihmuar që të shkëputet me 6 pikë nga zona e ftohtë e Serisë A./Sport Ekspres/