Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Pajaziti shënon sërish në Kroaci, ndëshkon Dinamon e Zagrebit
                            Adrion Pajaziti ka gjetur golin e tij të dytë me Goricën.  Në minutën e 67-të, mesfushoi shqiptar kaloi në avantazh skuadrën e tij në duelin me Dinamo Zagrebin. Pas një pasimi fantastik nga shoku i skuadrës Cuic, Pajaziti futet në zonë dhe nuk e toleron portierin kundërshtar duke tundur rrjetën. Aktualisht po luhet minuta e 85-të e takimit teksa Gorica kryeson 1-0 ndaj Dinamos së Zagrebit. Rikujtojmë që më 19 prill ai shënoi golin e tij të parë në kampionatin kroat duke i dhënë edhe fitoren skuadrës së tij në transfertën e Osijek 22-vjeçari është i huazuar për këtë sezon nga Fulham.