Derbi fitohet nga Dinamo, Teuta thyen Skënderbeun dhe sheh…lart

Derbi fitohet nga Dinamo, Teuta thyen Skënderbeun dhe sheh…lart

Dinamo Siti kaloi 1-0 Partizanin në javën e 31-të duke konsoliduar vendin e dytë në Abissnet Superiore. Ky derbi, i fundit për këtë edicion prodhoi golin e avantazhit të bluve me Zabërgjën. Sulmuesi i Dinamos realizoi në minutën e 59-të duke rezultuar vendimtar për suksesin e ‘nëndetëses’. Në fakt Partizani i’u afrua barazimit me penalltinë e parë sezonale të fituar në kohën shtesë. David Domgjoni e humbi penalltinë e fituar nga Bintsuka e për pasojë la të kuqtë pa asnjë pikë. Ndërkohë paralelisht me derbin në orën 17:00, në “Niko Dovana” Teuta luajti dhe fitoi një finale mbijetese me Skënderbeun. Ishte Rrok Toma njeriu vendimtar për ‘Djemtë e Detit’ teksa në të 11-ën gjeti avantazhin për durrsakët. Më tej Skënderbeu shtoi ritmin, mori shumë goditje...