Katër takimet e Seria A që u shtynë këtë të diel për shkak të lajmit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut do të zhvillohen ditën e mërkurë, në orën 18:30. Lajmi është bërë zyrtar nga autoritetet e ligës italiane, të cilat kanë vendosur të respektojnë një ditë zie kombëtare.
Ndeshjet e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit janë vendimtare për fatet e skuadrave që luftojnë për një vend në Champions League dhe ato që përballen me rrezikun e rënies nga kategoria.
Ndeshjet që do të zhvillohen të mërkurën në orën 18:30 janë:
Kaljari – Fiorentina
Xhenoa – Lacio
Parma – Juventus
Torino – Udineze
Të katër sfidat priten me interes të lartë, sidomos në një moment kur çdo pikë është vendimtare në garën për Europë dhe mbijetesë.
