Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh herët në mëngjesin e sotëm në qytetin e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika. Në këtë operacion kanë marrë pjesë Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë vendosur pika kontrolli në çdo cep të qytetit, duke krijuar një rreth të plotë sigurie gjatë bastisjeve. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi zyrtarisht se operacioni i sotëm është i ndërlidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika. “Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante, pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të...