21 Prill 2025
8:45
Alfred Lleshi
Geoffrey Moncada, drejtori teknik i Milanit, foli për mikrofonët e DAZN: “Trajneri ka një muaj që punon me këtë modul. Kemi lojtarë që përshtaten me të. Pavlovic luan kështu edhe me kombëtaren, kemi dy lojtarë anësorë shumë ofensivë. Walker mund të luajë edhe si anësor i avancuar”.
A do të rinovojë Theo Hernandez?Mua më pëlqen shumë, është në gjendje të zhvillojë ndeshje të mëdha. Jemi duke biseduar, nuk jemi shumë larg dhe shpresoj që ky modul i ri loje ta bëjë edhe më të fortë.
Jovic është ideal për të liruar zonat…Luka di ta mbajë mirë topin, nuk luan si një 9 klasik dhe krijon hapësira për Leao e Pulisic. Pastaj kemi në stol Abraham, Gimenez dhe Camarda, që mund të bëhet shumë i rëndësishëm për ne.
A mund të jetë i dobishëm Saelemaekers me këtë modul të ri?Jam i lumtur për Alexis, sepse ka luajtur në këtë pozicion që në kohën e Anderlecht. Do të flasim me Romën në fund të sezonit, janë dy huazime shumë të ndryshme.
