20 Prill 2025
22:08
Telesport
Ndeshja e fundit e javës së 30-të mes St Etienne dhe Lyon është ndërprerë për shkak të një incidenti të rëndë, ku arbitri anësor i takimit është goditur me sende të forta nga sektori i tifozëve miq.
Tifozët e Lyon u revoltuan pasi gjyqtari nuk i dha karton të kuq futbollistit vendas, Stassin, i cili bëri një ndërhyrje kafshërore ndaj Tolisso, por u ndëshkua vetëm me të verdhë.
Inatin ndaj arbitrit kryesor, tifozët e Lyon e nxorrën tek arbitri anësor duke e goditur me sende të forta. Rezultati kur u ndërpre ndeshja ishte 1-0 për vendasit, të cilët shënuan me Stassin në minutën e 10-të.
St Etienne renditet në vendin e 17-të dhe është në rrezik serioz për të rënë nga Ligue 1, ndërsa Lyon është në garë të fortë për të zënë një vend për zonën Champions për sezonin e ri.
