Barcelona humbet Lewandowskin për disa javë, zbulohet shkaku

Robert Lewandowski, sulmuesi kryesor i Barcelonës, ka pësuar një dëmtim muskulor që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Klubi katalanas ka konfirmuar se, pas kontrolleve mjekësore të kryera, është zbuluar një dëmtim në muskujt e këmba e majtë të lojtarit.
“Kontrollet mjekësore të kryera të dielën kanë konfirmuar një dëmtim në muskujt e këmbës së majtë të Robert Lewandowski,” thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit, e cila u bë publike pas fitores dramatike të Barcelonës ndaj Celta Vigo në La Liga, me rezultatin 4-3.
Mungesa e Lewandowskit do të ndikojë në disa ndeshje të rëndësishme për klubin, përfshirë finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit më 26 prill dhe ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Interit më 30 prill. Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se periudha e mungesës mund të jetë nga dy deri në tre javë.
Trajneri Hansi Flik ka shpresë që Lewandowski të rikthehet për sfidën e kthimit në San Siro më 6 maj, por gjithçka mbetet e pasigurt.