Barcelona ndryshon mendje, bën gati një ofertë për mbrojtësin që kushton… zero euro

20 Prill 2025

14:05

Telesport

Barcelona është ende e interesuar për mbrojtësin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah. Gjermani në verë mund të transferohet me parametra zero, sepse është në fund të kontratës me “Aspirinat”.
Qendërmbrojtësi i kombëtares gjermane nuk do të rinovojë në “Bay Arena” dhe po kërkon skuadër të re.
Hansi Flick e pëlqen shumë Tah dhe e njeh nga afër. Deri para disa javësh, u përfol se Barcelona nuk kishte vend për të në skuadër, por situata ka ndryshuar.
Barcelona po e ndjek me vëmendje situatën e lojtarit dhe pritet t’i bëjë një ofertë në fillim të muajit maj.