Spektakël në pjesën e dytë mes Barcelonës dhe Celta Vigo-s (video)

19 Prill 2025

17:44

Telesport

Barcelona po përballet me Celta Vigo-n në fushën e saj, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në La Liga. Katalanasit kanë gjetur shpejt golin me Ferran Torres që në minutën e 10-të.
25-vjeçari “shkundi” rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Miqtë nuk u demoralizuan dhe gjetën golin e barazimit 4 minuta më vonë.
Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe daljes së gabuar të Szczesny, Celta Vigo barazon shifrat me golin e Borja Iglesias, i cili dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Duran. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, miqtë shënuan edhe dy herë të tjera me Borja Iglesias, i cili shënon kështu hat-trick ndaj Barcelonës në minutat 52′ dhe 62′.
Dy minuta më vonë do të vinte reagimi i katalanasve të cilët ngushtojnë shifrat me golin e Dani Olmo. Në minutën e 68-të, ishte Raphinha që barazoi shifrat 3-3.SHIKGOLAT25/