19 Prill 2025
16:22
Telesport
Po luhen sot ndeshjet e javës së 35-të në Abissnet Superiore, java e parafundit e sezonit të rregullt. Të pesta sfidat luhen në të njëjtin orar, në 45 minutat e para kanë munguar golat.
Në asnjë prej ndeshjeve nuk është shënuar gol. Në “Elbasan Arena”, Elbasani-Vllaznia 0-0. Në “Adush Muça” në Balls, Bylis-Partizani 0-0. Në “Egnatia Arena”, Egnatia-Skënderbeu 0-0.
Edhe në dy sfidat e tjera, Tirana-Teuta dhe Laçi-Dinamo po ashtu mungoi goli. Mungesa e golit në pesë ndeshje, tregon më së miri nivelin e Superiores, që nga java në javë po lë për të dëshiruar.
