Kini kujdes – Nëse ju vijnë këta SMS në telefon në emër të Postës së Kosovës, janë mashtrime

Posta e Kosovës njofton qytetarët se sot është raportuar një valë e re e mesazheve mashtruese të cilat po dërgohen përmes SMS-ve duke keqpërdorur emrin dhe identitetin zyrtar.
Domaini mashtrues që po shpërndahet është: postakosoves.world – Kjo është një faqe mashtruese dhe nuk ka asnjë lidhje me Postën e Kosovës.
Bazuar në ankesat e qytetarëve dhe faktet e pranuara, Posta e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke raportuar rastin te kompania që ka regjistruar këtë domain mashtrues dhe ka kërkuar pezullimin e tij urgjentisht.

Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh