Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inzaghi, “mbreti” i heshtur i Europës. Statistika mbresëlënëse në Champions, e ardhmja e “blinduar” me Interin
Simone Inzaghi vazhdon të shkruajë faqe të rëndësishme në historinë e Interit dhe të Ligës së Kampionëve. Pasi eliminoi Bayern Munich dhe u kualifikua në gjysmëfinale për herë të dytë në tri vitet e fundit, trajneri nga Piacenza konfirmohet si një ndër më të mirët në Europë që nga viti 2020 e deri më sot. Me 49 ndeshje në stol në Champions, siç shkruan “Tuttosport”, Inzaghi është trajneri i tretë me më shumë prezenca në kompeticion gjatë 4 viteve të fundit, pas Guardiolës (58 ndeshje) dhe Ancelottit (52 ndeshje). Por ndryshe nga ata, ai do të jetë sërish protagonist në fazën finale. Me një mesatare pikësh prej 1.86 (që ngjitet në 1.98 në 41 ndeshjet me Interin), ai renditet menjëherë pas emrave të mëdhenj si...