Donadoni: Te Milani ka konfuzion në drejtim, Leao ka vuajtur shumë këtë sezon

Roberto Donadoni, ish-lojtar i të dyja skuadrave, Milanit dhe Atalantës, ka folur për “L’Eco di Bergamo” duke prezantuar sfidën mes kuqezinjve dhe bergamaskëve: “Milani është i detyruar të fitojë për ta shpresuar ende kualifikimin në Europë. Për skuadrën e Conceiçãos, ndeshja ndaj Atalantës përfaqëson një pikë kthese të detyrueshme, për t’u ngjitur në renditje. Çdo rezultat tjetër rrezikon t’i dënojë kuqezinjtë përfundimisht”.
Cili do të jetë lojtari që do të bëjë diferencën?Të dyja sulmet e skuadrave mund ta vendosin ndeshjen, por nëse do të duhej të zgjidhja, do të mbështetesha te Lookman. Deri tani ka qenë më i vazhdueshëm, është thelbësor për Gasperinin, e ka treguar veten edhe në ndeshjen e parë ndaj kuqezinjve. Leao ka pasur ulje-ngritje dhe këtë vit ka vuajtur shumë për të gjetur vazhdimësinë.
Si shpjegohet sezoni i vështirë i Milanit, pas largimit të Piolit?Këtë sezon, te Milani ka pasur shumë ndryshime, shumë konfuzion në nivel drejtues. Kjo ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme te skuadra. Duhet reflektuar mbi gabimet e bëra, pa i hedhur poshtë të gjitha. Disa blerje, në fakt, e kanë treguar vlerën e tyre.
Cila do të jetë çelësi i ndeshjes së të dielës?Atalanta dhe Milani përballen me gjendje shpirtërore shumë të ndryshme. Në fund, ajo që do të bëjë diferencën do të jetë paraqitja. Kushdo që arrin të imponojë lojën e vet, do të mund të thotë se ka kaluar një moment të vështirë.