Prokuroria në Hagë mbyll fazën e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar zyrtarisht përmbylljen e fazës së paraqitjes së provave në procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për krime të pretenduara lufte. Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.Gjyqi, i konsideruar si më i madhi në historinë e drejtësisë për Kosovën, nisi më 3 prill 2023, afro tri vite pas konfirmimit të aktakuzës dhe arrestimit të të akuzuarve, të cilët prej asaj kohe mbahen në paraburgim në Hagë.Sipas njoftimit zyrtar të ZPS-së më 16 prill, janë paraqitur mbi 3.000 prova materiale dhe janë dhënë rreth 1.430 parashtresa. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, shumica prej tyre nën masa mbrojtëse dhe me identitet të fshehur. Gjithashtu, mbi 150 viktima janë pjesë e këtij procesi.Prokurorja Kimberli Uest theksoi rëndësinë e dëshmive dhe guximin e dëshmitarëve për të kontribuar në zbardhjen e së vërtetës. “Për Kosovën është thelbësore që sundimi i ligjit dhe procesi gjyqësor të respektohen për të ruajtur integritetin dhe paanësinë”, deklaroi ajo.Pas përmbylljes së fazës së Prokurorisë, pritet që më 23 prill të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes, ku do të diskutohet edhe pjesëmarrja e mbrojtësit të viktimave, i cili pritet të thërrasë dëshmitarë të tjerë.Avokatët mbrojtës kanë mohuar akuzat e ngritura dhe kanë argumentuar se UÇK-ja nuk ka funksionuar si një strukturë e organizuar komanduese, duke konsideruar rastin e prokurorisë si të dobët. Ata pritet të kërkojnë rrëzimin e disa pjesëve të aktakuzës dhe kanë shprehur besimin se procesi do të përfundojë me rezultat pozitiv për klientët e tyre.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar zyrtarisht përmbylljen e fazës së paraqitjes së provave në procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për krime të pretenduara lufte. Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.Gjyqi, i konsideruar si më i madhi në historinë e drejtësisë për Kosovën, nisi më 3 prill 2023, afro tri vite pas konfirmimit të aktakuzës dhe arrestimit të të akuzuarve, të cilët prej asaj kohe mbahen në paraburgim në Hagë.Sipas njoftimit zyrtar të ZPS-së më 16 prill, janë paraqitur mbi 3.000 prova materiale dhe janë dhënë rreth 1.430 parashtresa. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, shumica prej tyre nën masa mbrojtëse dhe me identitet të fshehur. Gjithashtu, mbi 150 viktima janë pjesë e këtij procesi.Prokurorja Kimberli Uest theksoi rëndësinë e dëshmive dhe guximin e dëshmitarëve për të kontribuar në zbardhjen e së vërtetës. “Për Kosovën është thelbësore që sundimi i ligjit dhe procesi gjyqësor të respektohen për të ruajtur integritetin dhe paanësinë”, deklaroi ajo.Pas përmbylljes së fazës së Prokurorisë, pritet që më 23 prill të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes, ku do të diskutohet edhe pjesëmarrja e mbrojtësit të viktimave, i cili pritet të thërrasë dëshmitarë të tjerë.Avokatët mbrojtës kanë mohuar akuzat e ngritura dhe kanë argumentuar se UÇK-ja nuk ka funksionuar si një strukturë e organizuar komanduese, duke konsideruar rastin e prokurorisë si të dobët. Ata pritet të kërkojnë rrëzimin e disa pjesëve të aktakuzës dhe kanë shprehur besimin se procesi do të përfundojë me rezultat pozitiv për klientët e tyre.