16 Prill 2025
14:52
Telesport
Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka zbuluar një prapaskenë në lidhje më Lamine Yamal për “El Chiringuito”.
“Yamal është një talent i madh. Kemi provuar ta bindim të zgjidhte Marokun, por ai bëri një zgjedhje të ndryshme dhe i kemi uruar më të mirën me Spanjën, ajo që bën në moshën e tij është e pabesueshme”.
Më pas ka shtuar: “Kam folur direkt me Lamine, i kemi prezantuar projektin e Marokut, me Kupën e Afrikës që do të luajmë në shtëpi dhe Kupën e Botës 2030 me dashurinë që mund t’i jepte populli maroken.
“Pas 2-3 ditësh më ka telefonuar dhe më ka thënë: ‘Trajner, faleminderit për vlerësimin, por ndihem spanjoll dhe do të doja të luaja me Spanjën’, ma tha edhe pse atëherë nuk luante me ekipin e parë të Spanjës.
“Nëse kam folur edhe me familjen e tij? Kam folur me të, familjen dhe avokatin e tij. Të gjithë marokenët donin që ta bindnim, kemi bërë gjithçka ishte e mundur”.
