Reali kërkon përmbysjen e “çmendur”, Arsenalin e favorizon fitorja e madhe në Londër, por në “Bernabeu” e pret “ferri”! Inter-Bayern, gati për “luftë”

Sonte nuk është një mbrëmje e zakonshme e çerekfinaleve të ligës së kampionëve. Mjafton të shohësh emrat e skuadrave që përballën për ta dedikuar këtë të mërkurë në Vizion Plus, shumë të veçantë.
Të apasionuarit pas futbollit, do të shijojnë dy sfida ku priten emocione të mëdha dhe spektakël.
Në Vizion Plus do të shijojmë duelin e  Bernabeut, përplasjen mes Real Madrid dhe Arsenal.

Topçinjtë fituan 3 me 0 në mënyrë të pabesueshme takimin e parë në Londër sonte kërkojnë të përsërisin historinë e e2006 kur e eliminuan realin nga ky kompeticion.
Loja dhe sidomos rezultati i ndeshjes se parë janë një bazë e fortë besimi e londinezëve të cilët ashtu sikurse ndeshja e parë nuk kanë të gatshëm emra si Gabriel, Kai Haverc, Tomijasu dhe Gabriel Zhesus, listë që i shtohet këtë herë edhe Zhorzhinjo.
Kthehet nga pezullimi dhe do të jetë në dispozicion Rahem Sterling. Mirëpo anglezët duhet të shqetësohen edhe për atë që përfaqëson Reali dhe tradita e Los Blankos në Bernabeu.
Madrilenët transformohen në këtë stadium dhe kanë treguar se mund të përmbysin çdo parashikim. Në raport me humbjen në Londër, Anceloti nuk ka të gatshëm Kamavingen e pezulluar, si dhe Ferland Mendi, Lunin, Militao dhe Dani Karvahal të dëmtuar. Kthehen Dani Sebajos dhe Tcxhaumeni.
Në sfidën tjetër të madhe në San Siro që vjen në Tring, Inter do të presë Bajernin me sigurinë e suksesit të ndeshjes së parë në Gjermani 2 me 1.
Në Bavari, zikaltërit ishin pragmatist në maksimum.
Vuajtën agresivitetin gjerman, por e goditën kundërshtarin kur duhej. Tek skuadra italiane ëndërrojnë tripletën, njësoj si në 2010 me Murinjon pasi janë në lojë në Champions, kampionat dhe kupë Italie.
Pikërisht në 2010 në Madrid Interi ka kujtimet më të bukura pasi në finale mundi Bajernin, ekip që e eliminoi edhe një vit më vonë nga liga e kampionëve, ama në të kaluarën e hershme pasi kishte fituar në barazi, ka pësuar edhe përmbysjen e Bajernit në San Siro.
Inzagi ka vetëm dy mungesa, Dumfris dhe Zielinski. Sa i takon formacionit, Dimarko dhe Darmian do jenë nga krahët dhe ne mbrojtje Pavard, Bastoni dhe Acerbi, në qendër Barela, Mkitarian dhe Calhanoghlu me Lauatron dhe Turam në sulm.
Bajerni është i thërritur në një përmbysje të madhe, ndonëse me emergjencë në formacion për shkak se do të vazhdojnë të mungojnë Upamekano, Ito, Davies, Nojer dhe Musiala. Në sulm Olize, sANE dhe Myler në mbështetje të Kane.