Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Lojtarët shqiptarë shkëlqejnë në Europë, 4 futbollistë kuqezinj në formacionet më të mira të javës
Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për lojtarët shqiptarë. Këta të fundit po shkëlqejnë në Europë, duke dalë në pah në kampinatet e tyre respektive. Plot 4 futbollistë shqiptarë janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës së shkuar nga “Sofascore”. Anis Mehmeti në Angli, Arbër Hoxha në Kroaci, Julian Shehu në Poloni dhe Ernest Muçi në Turqi kanë zënë vend mes më të mirëve në kampionatet ku luajnë. Të 4-t këta lojtarë ishin vendimtarë për ekipet e tyre, duke shënuar ose asistuar gjatë ndeshjes./Sport Ekspres/