Dortmund nuk ka dyshime për talentin e tij, futet në garë për transferimin e yllit të Kosovës

Dortmund nuk ka dyshime për talentin e tij, futet në garë për transferimin e yllit të Kosovës

25 Nëntor 2025 20:24 Telesport Listës së ekipeve të interesuara për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, i është shtuar së fundmi edhe Borussia Dortmund, sipas asaj që raporton “Bild”. 23-vjeçari po shkëlqen te Hoffenheim në sezonin e tij të parë në Bundesligë, ku deri tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 3 asiste. Drejtuesit e klubit verdhezi e shohin Asllanin si zëvendësuesin ideal të Serhou Guirassy, ku 29-vjeçari pritet të largohet drejt Arabisë Saudite gjatë merkatos së janarit ose verës së ardhshme. Përveç Dortmundit, për Asllanin ka interes konkret edhe nga Bayern Munich dhe Barcelona, por bavarezët duken më të avantazhuar. Largimi i Asllanit nga Hoffenheim në fund të këtij sezoni është thuajse 100% i sigurt, ndërkohë që klauzola e largimit të tij është...