Inter planifikon “vjedhjen” e shekullit, ja plani i frikshëm i zikaltërve

Inter planifikon “vjedhjen” e shekullit, ja plani i frikshëm i zikaltërve

25 Nëntor 2025 16:31 Telesport Pas paraqitjeve të dobëta të Yann Sommer, drejtuesit e Interit kanë piketuar disa emra për të gjetur portierin e ri, pasi zvicerani do të largohet në fund të këtij sezoni, si lojtar i lirë. Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, klubi zikaltër i “fiksuar” pas transferimeve me kosto zero, po monitoron me shumë kujdes situatën e Mike Maignan te Milan. Portieri francez nuk ka rinovuar deri tani kontratën që skadon në qershor të vitit 2026 dhe sipas të gjitha gjasave, do të largohet falas nga kuqezinjtë. Në këtë situatë, Inter po planifikon “vjedhjen” e shekullit, duke dashur të përforcohet me një nga portierët më të mirë momentalisht në botë dhe padyshim transferimi i mundshëm i Mike Maignan nga rivali historik Miolan...