Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E bujshme nga Anglia, Broja dhe Mehmeti në një skuadër
Burnley po shqyrton mundësinë për të transferuar Anis Mehmetin në merkaton e janarit, në një periudhë ku skuadra gjendet në vështirësi të mëdha në Premier League me vetëm 10 pikë pas 12 javësh. Mediat britanike raportojnë se klubi kërkon të shtojë alternativa në fazën ofensive, duke parë edhe formën e mirë të Mehmetit te Bristol City. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 16 ndeshje të Championship-it, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 9 milionë euro. Burnley e vlerëson kreativitetin e tij, por deri tani nuk ka ende hapa konkretë. Skenari do të sillte Mehmetin në të njëjtin ekip me Armando Brojën, situatë që nuk është realizuar në Kombëtaren shqiptare. Për sulmuesin e Bristol City interesohet edhe Leeds United. Burnley...