Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Prishtina vijon të jetë në kaos, qytetarët humbasin punën, transporti publik vijon grevën
Për të dytën ditë radhazi mijëra qytetarë të Prishtinës janë përballur me ndërprerjen totale të transportit publik. Për shkak të bllokadës financiare në Komunën e Prishtinës, i gjithë sistemi i autobusëve si ai publik ashtu edhe ai privat, ka ndaluar funksionimin duke lënë stacionet e qytetit të zbrazëta. Që nga orët e para të mëngjesit, qytetarët që zakonisht kanë si zgjidhje vetëm autobusin për të shkuar në punë, shkollë apo për nevojat e tyre të përditshme, janë detyruar të kërkojnë alternativa të tjera. Në shenjë proteste, punëtorët e transportit kanë bllokuar disa nga rrugët kryesore të Prishtinës me autobusë, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të situatës. Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka akuzuar Ministrinë e Financave në lidhje me këtë kaos, pasi sipas...