Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Champions League/ “Përplasje titanësh” në Londër, Arsenal-Bayern para provës të së vërtetës
Arsenal-Bayern do të jetë padyshim kryesfida e javës së 5 të fazes së Ligës në UEFA Champions League këtë mesjavë. Një përplasje që vë përballë dy skuadrat më të forta të momentit, me Arsenal dhe Bayern që po dominojnë respektivisht kampionatet e tyre në Angli dhe Gjermani. Bayerni po dominon Bundesligën me vetëm dy pikë të humbura këtë sezon, por sfida në Champions League ndaj Arsenalit është testi i parë i vërtetë për skuadrën e Vincent Kompany-t. Bavarezët kanë treguar forcë në ndeshjet e mëdha: fituan pastër ndaj Chelseat dhe morën një triumf të rëndësishëm ndaj kampionëve të Europës, PSG-së. Nën drejtimin e Kompany-t, Bayerni është bërë më i ekuilibruar. Mbrojtja e lartë vazhdon të jetë një rrezik i llogaritur, por skuadra nuk është më...