Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barça reagon ndaj akuzave të Florentino Perez: Duhet t’i përgjigjemi në fushën e lojës
25 Nëntor 2025 14:42 Alfred Lleshi Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, të dielën kritikoi ashpër Barcelonën si të lidhur me rastin “Negreira”. Reagimi i klubit blaugrana erdhi përmes zv.presidentit Rafa Yuste, i cili, i pyetur nga mediat në Londër, tha: “Duhet të përgjigjemi sot në fushë” dhe shtoi: “Sot është një ditë për të menduar për ndeshjen”. Ai theksoi se përballja e mbrëmjes është kundër vendit të dytë të Premier League, “një ekipi që po luan shumë mirë, por ne duhet të tregojmë se jemi Barça”. Reagimi i Yuste synon të fokusojë vëmendjen tek loja dhe të shmangë polemikat, duke e vënë theksin te përgjigjja sportive në vend të debateve jashtë fushës së blertë. Florentino Perez, i ashpër ndaj çështjes “Negreira” dhe Barcelonës: Asgjë...