Realizoi një trigolësh, reagon Eze: Jam lutur shumë që një gjë e tillë të realizohej një ditë

Realizoi një trigolësh, reagon Eze: Jam lutur shumë që një gjë e tillë të realizohej një ditë

25 Nëntor 2025 11:21 Telesport Arsenal dominon renditjen në Premier League pas fitores 4-1 në derbi ndaj Tottenham. Një sukses që ka si protagonist sulmuesin Eberechi Eze, që realizoi një trigolësh “Ajo ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për mua, një ditë e këndshme. Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin dhe arrita fitoren”, tha sulmuesi anglez, I ardhur në fund të merkatos te “topçinjtë”. “Është e veçantë të shënosh 3 gola në një ndeshje. Është ajo për të cilën jam lutur gjatë. U luta për tripletën time dhe e arrita ta realizoja”, tha më tej sulmuesi 27-vjeçar, që ka realizuar 4 gola më Arsenal deri më tani në Premier League. Më tej, Eze tha: “E gjithë familja ime ishte në stadium, gjë që e...