Everton tërbon United, i “thyen” në “Old Trafford” me 10 lojtarë, Amorim: E merituan

Everton tërbon United, i “thyen” në “Old Trafford” me 10 lojtarë, Amorim: E merituan

Pas një ecurie pozitive, Man.United rikthehet të shoh makthe, me “djajtë e kuq” që pësuan një humbje të rendë, për më tepër brenda në “Old Trafford” ndaj një rivali si Everton që luajti me 10-të lojtarë që nga minuta e 13-të. Në mënyrë të pabesueshme, Gueye u ndëshkua me karton të kuq për një gjest antisportiv ndaj shoku të tij të skuadrës, ku në debat e sipër e qëlloi me shuplakë. Pavarësisht se me një lojtar më pak, Everton befasi United ku në minutën e 29-të, Kiernan Hall me një goditje shumë të bukur kaloi miqtë në avantazh. Pjesa e mbetur e sfidës u kthye në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet lojtarëve të United dhe portierit të Everton, Pickford, me këtë të fundit që ishte...