Hansi Flick: Ndaj Chelsea e vështirë por ne jemi Barcelona dhe besojmë te fitorja

Hansi Flick: Ndaj Chelsea e vështirë por ne jemi Barcelona dhe besojmë te fitorja

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli me median për të analizuar ndeshjen e sotme në Champions League kundër Chelsea. Trajneri i klubit “blaugrana” është i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes për t’u kualifikuar në tetë ekipet e para të grupit dhe për të shmangur fare play off-in. “Mendoj se Chelsea është një nga ekipet më të mira në botë. Ata kanë shumë lojtarë të rinj dhe një trajner fantastik si Maresca. Është e mrekullueshme të shikosh ndeshjet e tyre dhe gjithçka që po arrijnë”, tha Flick. “Do të jetë një sfidë e madhe për ne. Nuk do të jetë e lehtë, por jemi të sigurt, besojmë në aftësitë tona dhe do të luftojmë“, shtoi trajneri gjerman, që më tej foli edhe për performancën e Lewandowski,...