Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vranësira dhe shira gjatë ditës së sotme, zonat ku do ketë shtrëngata dhe reshje bore
Ditën e sotme (25 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Gjatë ditës hera-herës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Sipas SHMU-së, në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra do të ketë reshje bore me intensitet të...