Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Ernest Muçi shënon gol të çmendur, në Turqi i këndojnë në dhomën e zhveshjes
Nëse ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të luhej nesër, me siguri që Shqipëria do të fitonte këtë takim. Që pas hedhjes së shortit për kualifikueset e Botërorit, lojtarët tanë kanë marrë “zjarr” dhe po shënojnë që të gjithë në klubet e tyre. Nga Jasir Asani, te Arbër Hoxha, por ndeshje shumë të mirë kanë zhvilluar edhe Nedim Bajramin me Armando Brojën që kanë pasur më pak minuta me skuadrat respektive. Të gjithë po shënojnë përpara këtij takimi kaq të rëndësishëm, të paktën në hedhjen e shortit pasi ka ende shumë kohë për t’u zhvilluar ai takim që do të luhet në muajin mars. Por jo vetëm këta futbollistë, gjithashtu edhe Ernest Muçi ka gjetur veten. Lojtari i Shqipërisë ka realizuar një gol të cmendur...