Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Juventus në mëdyshje, merr ofertën 50 mln euro nga Londra për yllin e mbrojtjes
24 Nëntor 2025 19:39 Telesport Pavarësisht se aktualisht është i dëmtuar, Gleison Bremer, ka përfunduar në radarin e Tottenham. “Football Italia” raporton se klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për qendërmbrojtësin e bardhezinjve. Thomas Frank e pëlqen shumë 28-vjeçarin dhe e sheh atë si një përforcim ideal për merkaton e janarit, për të ndihmuar londinezët në arritjen e objektivit kryesor, që është një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm. Braziliani është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2029, por bardhezinjtë janë në mëdyshje për të pranuar ose jo ofertën e Tottenham, pasi shifra e ofruar nga londinezët nuk mund të mos merret parasysh. Nga ana tjetër, Bremer është një lojtar shumë i rëndësishëm e bardhezinjtë dhe largimi...