Kampionati i femrave: Gramshi regjistron fitoren më të thellë, Vllaznia mund Apoloninë dhe kryeson renditjen

Kampionati i femrave: Gramshi regjistron fitoren më të thellë, Vllaznia mund Apoloninë dhe kryeson renditjen

24 Nëntor 2025 19:59 Telesport Është mbyllur java e shtatë e kampionatit të futbollit të vajzave me ndeshjen e fundit të zhvilluar sot, Egnatia – Kinostudio. Kjo sfidë u mbyll në barazim 4-4. Vllaznia mori një fitore të rëndësishme, duke mundur Apoloninë në Fier me rezultatin 2-0. Gramshi triumfoi ndaj Atletik Klub me rezultatin e thellë 15-0, ndërsa Partizani mposhti minimalisht Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0. Pas përfundimit të javës së shtatë, Vllaznia udhëheq kampionatin me 18 pikë. Gramshi dhe Apolonia ndjekin me nga 13 pikë. Java e 7-të e kampionatit të vajzave Teuta – Partizani 0-1 Gramshi – Atletik Klub 15-0 Apolonia – Vllaznia 0-2 Egnatia – Kinostudio 4-3