Ernest Muçi heroi i Trabzonspor, sulmuesi shqiptar shënon dy gola në fitoren dramatike (video)

Ernest Muçi heroi i Trabzonspor, sulmuesi shqiptar shënon dy gola në fitoren dramatike (video)

24 Nëntor 2025 20:12 Telesport Ernest Muçi ka shënuar dy golat e parë me fanellën e Trabzonspor, në fitoren dramatike 3-4 në fushën e Basaksehir. Sulmuesi shqiptar i futur në fushë në pjesën e dytë, gjeti golin pak minuta më pas. Ishte një aksion i gjatë i Trabzonspor dhe pas asistit të marrë nga Batagov, Ernest Muçi dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin e përkohëshëm 2-3 ekipit të tij. Ndërkohë që vendasit barazuan shifrat 3-3 në kohën shtesë. Megjithatë, futbollistët e Trabzonspor nuk u dorëzuan dhe duke përfituar nga fakti që ishin me një lojtar më shumë në fushë, gjetën golin e fitores sërish me Ernest Muçin në minutën e fundit shtesë. Me një goditje plot klas dhe të fuqishme në kufijtë e...