Granit Xhaka, mesfushori më i vlerësuar në Premier Ligë

Granit Xhaka, mesfushori më i vlerësuar në Premier Ligë

Mesfushori me prejardhje shqiptare i Sunderlandit, Granit Xhaka, po shkëlqen në Premier League. 33-vjeçari është shndërruar në lojtarin kryesor të “Macave të Zeza” në sezonin e tyre të rikthimit madhështor në elitën e futbollit anglez. Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as në rang lige, ku Xhaka renditet si mesfushori më i vlerësuar. Sipas “WhoScored”, Xhaka mban notën mbresëlënëse 7.37, duke lënë pas emra të mëdhenj si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes dhe Dominik Szoboszlai. Në këtë sezon, ai ka regjistruar një gol dhe tre asistime, ndërsa te Sunderlandi u bashkua gjatë verës nga Leverkuseni për 15 milionë euro. Si kapiten i ekipit, Xhaka reagoi me zhgënjim pas humbjes ndaj Fulhamit. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se...